RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjet banesa në Has, humbin jetën nënë e bir

digjet-banesa-ne-has,-humbin-jeten-nene-e-bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has në fshatin Nikoliq, ku një banesë është përfshirë nga flakë, e për pasojë kanë humbur jetën një grua dhe djali i saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Related posts

Temperaturat deri në 44 gradë Celsius, Greqia përballet me zjarre – autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë

RTI

Vdes një person, dyshohet se ra në lumin Morava

admin

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 314 e lu’ftës

admin