RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ga’za, në sulmet e Iz’raelit vr’iten 34 pa’lestinezë, përfshirë 9 fëmijë

ga’za,-ne-sulmet-e-iz’raelit-vr’iten-34-pa’lestineze,-perfshire-9-femije

Në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 34 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Administratës së Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal në një deklaratë me shkrim ndau informacione lidhur me sulmet e Izraelit që vazhdojnë.

Basal tha se 34 palestinezë, përfshirë 9 fëmijë humbën jetën në sulmet që Izraeli ka kryer në 24 orët e fundit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 41.272 palestinezë, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa janë plagosur 95.551 të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.

Related posts

Tentativa e dytë për të vrarë ish-Presidentin e SHBA, reagon Joe Biden: Do të siguroj që Shërbimi Sekret të marrë çdo masë për ta mbrojtur Donald Trump

admin

Kosovë – Shqipëri, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar

rezart morina

Suedi, lideri i ekstremit të djathtë propozon konfiskimin dhe prishjen e xhamive në vend

rezart morina