RTV AHIRETI
Lajme

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor: I përkisni Evropës

von-der-leyen-pret-lideret-e-ballkanit-perendimor:-i-perkisni-evropes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi do të flitet për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i përkasin Evropës dhe se kjo është ajo në të cilën po punojnë.

“Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, tha ajo.

Ndërsa, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, dje tha se Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë.

The post Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor: I përkisni Evropës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

Protestat e dhunshme të studentëve për largimin e saj shkaktuan qindra viktima, ish-kryeministrja e Bangladeshit hetohet për vrasje

admin