RTV AHIRETI
Lajme

Kurti në drekën e Von der Leyen kërkon të largohen masat ndaj Kosovës

kurti-ne-dreken-e-von-der-leyen-kerkon-te-largohen-masat-ndaj-kosoves

Kryeministri Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit  të qeverisë, Kurti fillimisht uroi Von der Leyen për rizgjedhjen e saj si presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës”.

“Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen”.

Sa i përket Planit të Rritjes, Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.

Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale.

The post Kurti në drekën e Von der Leyen kërkon të largohen masat ndaj Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

FOTO/ Islanda e Jugut në gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit, shkencëtarët ngrenë alarmin: Nëse llava arrin në det rrezikon të…

admin

Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit, Al-Marri

admin

Zgjedhjet në Francë/ Rezultatet e raundit të parë i japin aleancës së ekstremit të djathtë 33% të votave, partia e Macron renditet e treta! Vendimtare faza e dytë e votimeve

admin