RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raketat e lëshuara nga Libani shkaktuan zjarr në veri të Iz’raelit

raketat-e-leshuara-nga-libani-shkaktuan-zjarr-ne-veri-te-iz’raelit

Raketat e lëshuara nga jugu i Libanit drejt vendbanimit Metula në veri të Izraelit kanë shkaktuar zjarr në zonë dhe kanë dëmtuar disa shtëpi, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta “Yedioth Ahronot”, raketat e lëshuara nga Hezbollahu drejt vendbanimit Metula shkaktuan zjarre në disa vende, dëmtuan disa shtëpi dhe plagosën lehtë një grua.

Pamjet e zjarreve në rajonin e Metula u shpërndanë në rrjetet sociale.

Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar edhe linjat e komunikimit dhe të energjisë elektrike.

Radioja e ushtrisë izraelite tha më parë se rreth 150 raketa ishin hedhur në veri të vendit në 48 orët e fundit.

Ushtria izraelite njoftoi se Hezbollahu shënjestroi 30 platforma raketash dhe 150 raketahedhës gati për t’u shkrepur.

Në kufirin Izrael-Liban ka patur përplasje që janë intensifikuar herë pas here që nga 8 tetori 2023.

Related posts

Dy aktivistë amerikanë të pl’agosur në një su’lm të ko’lonëve të paligjshëm iz’raelitë në Br’egun Perëndimor

admin6

Policët thonë se më shumë ua ulën sesa ua rritën pagat

rezart morina

Nga janari 2024, ilaçet në Kosovë me një çmim

admin