RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja në Mitrovicë, Policia ende s’e ka identifikuar dorasin – në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja

vrasja-ne-mitrovice,-policia-ende-s’e-ka-identifikuar-dorasin-–-ne-vendngjarje-u-gjeten-gjashte-gezhoja

Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar personin që vrau dje një 45-vjecar në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, derisa hetimet po vazhdojnë.

“VRASJE-Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Related posts

Greqia zgjeron inventarin e saj për të arritur aftësitë e marinës turke

admin

“Shëlbimi i Shenjtë” ekspozon dhunën e ko’lonëve iz’raelitë

RTI

Autoritetet indiane akuzojnë transmetuesin britanik BBC për evazion fiskal

rezart morina