RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shqiptarët e Luginës kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi

shqiptaret-e-lugines-kerkojne-trajtim-te-barabarte-ne-serbi

Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Preshevë.

Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.

Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova

Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.

Në protestë po marrin pjesë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Shqiptarët e Luginës protestojnë sërish, sot marshi zhvillohet në Preshevë

Shqiptarët e Luginës do të vazhdojnë të protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.

Pas protestës së mbajtur më 12 gusht në Bujanoc, sot ata do të marshojnë në Preshevë me moton “Për identitet dhe dinjitet”.

Related posts

Gjermanisë do t’i mungojnë pesë milionë punëtorë deri në vitin 2060

rezart morina

Macron njofton zgjedhje të parakohshme pas rezultateve të sondazheve për PE: Rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën

admin

Kina kërkon nga SHBA-ja ndalimin e menjëhershëm të shitjeve të armëve Tajvanit

rezart morina