RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Serbia duhet të jap përgjegjësi për sulmin në Banjskë, kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar

kurti:-serbia-duhet-te-jap-pergjegjesi-per-sulmin-ne-banjske,-kerkojme-ndihmen-e-faktorit-nderkombetar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Pas homazheve, Kurti para media u shpreh se flijimi i Bunjakut ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.

Tutje , Kurti ka thënë se Serbia është përgjegjëse dhe duhet të jap përgjegjësi, teksa ka kërkuar edhe mbështetjen e faktorëve ndërkombëtar, raporton teve1.info

“Kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”. – ka thënë Kurti

“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtar”, u shpreh Kurti.

Kurse, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se Afrim Bunjaku ka dhënë shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, sesi duhet të jepet jeta.

“Ai është hero që ra heroikisht në mbrojte të sovranitetit të Republikës. Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, sesi duhet të jepet jeta dhe të vet mohohet individi për të mirën e përgjithshme. Ne do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç e kujtojmë dhe Enver Zymberin që ra për të njëjtin qëllim. Këto janë idealet që i kultivojnë dhe i ushqejnë edhe heronjtë tonë” – tha Konjufca.

Related posts

Rusia mohon përgjegjësinë për sulmin në portin e Odesës

admin

Gjermania po planifikon një ligj të ri për ta rritur numrin e forcave ushtarake, ministri i Mbrojtjes: Personave mbi 18 vjeç do t’u dërgohet një letër dhe…

admin

OKB e quan “tro’nditës” për’dhunimin e të bu’rgosurit pa’lestinez nga ush’tarët iz’raelitë

admin