RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada gjermane: Radoiçiq ende është i lirë në Serbi, drejtësia duhet të vendoset

ambasada-gjermane:-radoiciq-ende-eshte-i-lire-ne-serbi,-drejtesia-duhet-te-vendoset

Sot shënohet përvjetori i parë i sulmit terrorist serb në Banjskë.

Në njëvjetorin e sulmit, ka reaguar Ambasada e Gjermanisë, e cila ka kërkuar që drejtësia duhet të vendoset, teksa ka thënë se Milan Radoiçiq pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi, raporton teve1.info

Sipas Ambasadës Gjermane, dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm.

Ambasada Gjermane ka përkujtuar edhe heroin, Afrim Bunjakun.

Në njoftim thuhet se sakrifica e tij nuk do të harrohet.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.” – thuhet në njoftim.

“Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane. “ – përfundon njoftimi.

Related posts

Si mund t’i merrni fondet e Qeverisë për ngrohje efiçiente?

admin

Vuçiq dekoron ish-policin Dejan Pantiç, i akuzuar për terrorizëm në Kosovë

rezart morina

Turqi, qentë e kërkim-shpëtimit u bënë shpresë e qindra jetëve nën rrënoja

admin