Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.
Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin thirrjen që autorët dhe personat e përfshirë në këtë “krim të tmerrshëm” të mbahen plotësisht përgjegjës. Hovenier tha se kjo është pritshmëria e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hovenier, ka shpërndarë pamje nga homazhet.
“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në “X”.