RTV AHIRETI
Lajme

Vendoset tabela me emërtimin e heroit Afrim Bunjaku, Kurti: Kjo është rruga e të gjithëve

vendoset-tabela-me-emertimin-e-heroit-afrim-bunjaku,-kurti:-kjo-eshte-rruga-e-te-gjitheve

Pasi Qeveria e Kosovës një natë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R-217, segmenti Ballaban – Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku sot është vendosur tabela në këtë rrugë.

Kjo tabelë është vendosur në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës.

Këtë e bëri të ditur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve që bëri tek varri i heroit, Afrim Bunjaku.

Ai tha se “kjo është rruga e të gjithëve”.

“Sot në Banjskë është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku, kjo është rruga e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, heroi Afrim Bunjaku u vra natën e 24 shtatorit të vitit 2023 nga grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiqin i cili endet i lirë në Serbi.

The post Vendoset tabela me emërtimin e heroit Afrim Bunjaku, Kurti: Kjo është rruga e të gjithëve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Linjat ajrore pezullojnë fluturimet për në Iz’rael dhe Liban mes frikës së një kon’flikti më të gjerë në Lindjen e Mesme

rezart morina

Itali – Mbi 600 raste abuzimi në Kishën Katolike

admin

Çështja e energjisë bërthamore në Serbi kthehet në pikë të nxehtë gjeopolitike për Kinën, Rusinë dhe Perëndimin

admin