RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mëngjes i freskët me shalqi dhe djathë – shije dhe shëndet i mirë

mengjes-i-fresket-me-shalqi-dhe-djathe-–-shije-dhe-shendet-i-mire

Shalqini është një nga frutat më të mirëpritur dhe të dashur të verës.

Mënyra më e përhapur e shijimit të këtij fruti është ndarja në copa dhe servirja e ftohtë.

Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera dhe interesante për të shijuar këtë frut dhe përfituar vlerat e mrekullueshme të tij.

Shalqini është një frut i ëmbël dhe i pasur me vitaminat A dhe C.

Si rrjedhojë, ai kombinohet shumë mirë si në shije dhe në vlera me djathin e dhisë dhe menten e freskët.

Kjo recetë më poshtë kërkon djathë dhie të vjetëruar që është pak i fortë dhe me një shije dhe aromë të ndezur e të veçantë.

Por në mungesë të tij mund të përdorni edhe djathë të bardhë të llojeve të ndryshme.

Përbërësit

4 filxhanë me kubikë shalqini

Çerek filxhani me copa djathi dhie

Lëngu i një limoni jeshil

Udhëzimet

Këtë sallatë mund ta servirni në një pjatancë të posaçme ose në pjatë normale.

Mjafton t’i hidhni të gjithë përbërësit në enën e përzgjedhur dhe t’i përzieni me kujdes që të mos prishet forma e kubikëve të shalqinit.

Servireni të ftohtë.

Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

Related posts

Disa prej ushqimeve që mund të ndikojnë që të mos keni probleme me zemër

admin6

Ushqimet që duhet të largohen nga dieta

rezart morina

Përfitimet shëndetësore nga ngrënia e djathit në mëngjes

admin