RTV AHIRETI
Lajme

Kosova nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë për ekstradim dhe ndihmë juridike

kosova-nenshkruan-tri-marreveshje-te-rendesishme-me-suedine-per-ekstradim-dhe-ndihme-juridike

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Sekretarin e Shtetëror të Mbretërisë së Suedisë, Mikael Kullberg. Pas takimit, ata nënshkruan tri Marrëveshje Bashkëpunimi që fokusohen në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

Republika e Kosovës bëhet kështu shteti i parë në Ballkan që lidhë marrëveshje të tilla me Suedinë, një hap i rëndësishëm në avancimin e partneritetit mes dy vendeve.

Në njoftim thuhet se ministrja Haxhiu theksoi se “ky akt është një hap tutje në avancimin dhe thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në fushën juridike ndërkombëtare,”

Marrëveshja e parë, për Ndihmë Juridike të Ndërsjellë në Çështjet Penale, ka për qëllim krijimin e një baze ligjore dypalëshe që do të harmonizojë procedurat për ndihmë juridike mes dy vendeve, duke garantuar një bashkëpunim më efikas.

Marrëveshja për Ekstradim, e cila është gjithashtu e rëndësishme, “përmban rregullime të hollësishme për procedurat që do të ndiqen nga momenti i parashtrimit të kërkesës për ekstradim deri në dorëzimin e personit të ekstraduar,” theksoi ministrja.

Ndërsa, Marrëveshja për Transferimin e Personave të Dënuar synon të përmirësojë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar, duke lejuar transferimin e tyre për ekzekutimin e dënimeve në shtetin e vendbanimit të përhershëm.

Këto marrëveshje shënojnë një hap të rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe forcimin e sistemit të drejtësisë. /Telegrafi/

The post Kosova nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë për ekstradim dhe ndihmë juridike first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

RTI

Gara për President/ Biden i bindur: Askush s’është më i kualifikuar për të fituar se unë! Vetëm Zoti i plotfuqishëm mund të më bindë të largohem

admin

Krim në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën, policia jep detajet

admin