RTV AHIRETI
Shëndetësi

Së shpejti vaksinat e reja antiCOVID, por kur duhet t’i merrni ato?

se-shpejti-vaksinat-e-reja-anticovid,-por-kur-duhet-t’i-merrni-ato?

Vaksinat e reja të përditësuara kundër virusit COVID-19 do të jenë së shpejti nëpër farmacitë amerikane, pikërisht në kohën kur ShBA po përjeton një rritje të numrit të rasteve me këtë virus.

Por, a është ide e mirë të prisni në radhë për një dozë të re vaksine apo duhet të presësh disa javë për të marrë mbrojtje optimale kundër një valë të mundshme dimri?

Ekspertët thonë se kjo varet nga shëndeti juaj, nëse keni pasur së fundmi COVID-19, cilën vaksinë planifikoni të merrni dhe kur është e përshtatshme për ju.

“Nuk mund të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë”, ka thënë mjeku Carlos del Rio, profesor i mjekësisë në Universitetin Emory dhe ekspert për sëmundjeve ngjitëse.

“Jemi në mes të një vale të madhe. Shumë njerëz, përfshirë edhe veten, së fundmi kemi pasur COVID. Nëse e keni pasur në tre muajt e fundit, do të prisja. Nuk ka nevojë të merrni vaksinë, sepse e keni pasur. Ju jeni “vaksinuar” nga varianti aktual”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, nëse nuk keni pasur kohët e fundit COVID dhe veçanërisht nëse jeni 65 vjeçar ose më i moshuar, mjeku këshillon marrjen e vaksinës.

Por, kush janë njerëzit me rrezikun më të lartë që të shtrihen në në spital ose që të vdesin?

Paul Offit, drejtor i Qendrës Edukative të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave, thotë se njerëzit që kanë probleme serioze nga COVID-i, ndahen në katër grupe.

“Janë njerëzit me imunitet të dobët, në radhë të dytë njerëzit që kanë gjendje shëndetësore që vë në rrezik të lartë, si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kronike të mëlçisë, mushkërive ose zemrës. Në grupin e tretë janë gratë shtatzëna dhe katër janë ata që unë i përshkruaj me hezitim i përshkruaj si të moshuar”, ka thënë ai.

Megan Ranney, dekane e Shkollës së Yale për Shëndetin Publik tha se variantet aktuale të COVID ndryshojnë dukshëm nga variantet e dimrit të kaluar, shkruan CNN.

“Unë po planifikoj të pres deri në kohën kur e marrë edhe vaksinën e gripit, diku në tetor”, është shprehur ajo.

Peter Chin-Hong, një ekspert i sëmundjeve ngjitëse në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko tha gjithashtu se do të pres edhe një kohë.

“Unë jam më i shqetësuar për dimrin sesa për verën”, ka thënë ai, po u shpreh se vaksinimi ka një rregull dhe ai është “të njohësh veten”.

Related posts

Soda e bukës për të qetësuar pickimin nga mushkonjat

admin

Dy mungesa vitaminash që ndërhyjnë në koagulimin e gjakut

admin

Kafja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët

admin