RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mijëra njerëz u larguan nga Libani për t’i shpëtuar sulmeve

okb:-mijera-njerez-u-larguan-nga-libani-per-t’i-shpetuar-sulmeve

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga Libani këtë javë për t’i shpëtuar dhunës, ka njoftuar OKB.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Izraeli do të vazhdojë sulmet kundër Hezbollahut.

Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre për përshkallëzimin e sulmeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

“Dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe numri i tyre vazhdon të rritet,” tha zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Matthew Saltmars në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Këto zhvendosje të reja vijnë si shtesë e 112,000 të zhvendosurve që nga tetori” 2023, vuri në dukje Zëvendës Përfaqësuesja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Liban, Ettie Higgins, nga Bejruti. /abcnews

Related posts

Gazetari izraelit Gideon Levy: Okupimi nuk do të përfundojë derisa Izraeli të fillojë të paguajë çmimin

rezart morina

Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000 ushtarë dhe 30 luftanije

admin

Zvicra do të përdorë makina elektrike për furnizim të rrjetit elektrik

admin