RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla takon homologun grek, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

gervalla-takon-homologun-grek,-bisedojne-per-forcimin-e-marredhenieve-dypaleshe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj grek, Giorgos Gerapetritis, janë takuar në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë York, për të biseduar rreth forcimit të partneritetit mes dy vendeve dhe situatës së përgjithshme në Evropë dhe në Ballkan.

Sipas komunikatës, në këtë takim Ministrja Gërvalla, ka nënvizuar përkushtimin e Kosovës për të ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ekonomik me Greqinë, duke e vlerësuar lart mbajtjen e forumit të përbashkët ekonomik si një platformë për nxitjen e investimeve të ndërsjella dhe krijimin e mundësive të reja për rritjen ekonomike të të dyja vendeve.

Po ashtu, dy ministrat kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit rajonal në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan si dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Related posts

Murtaja e dhive/ Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve

admin

Policia gjen kamera të vendosura në kufi me Serbinë, arrestohet një serb

rezart morina

Policia e Gjakovës konfiskon 70 motoçikleta për tre ditë, shkak kundërvajtjet në trafik

admin6