RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nga New York-u: Mezi pres të takohem me liderë të huaj

kurti-nga-new-york-u:-mezi-pres-te-takohem-me-lidere-te-huaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në New York për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kurti përmes një postimi në X ka thënë se do të ketë takime me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës.

“Mezi pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Mezi pres të takoj edhe anëtarët e diasporës gjatë këtu, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Kurti

Related posts

Largimi i Lajçak? Gazeta sllovene: Po lobohet që ish-presidenti të bëhet emisar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

admin

Rrufeja vret 20 persona në Indi

admin

Publikohen çmimet e derivateve, nafta kushton 1 euro e 72 centë

admin