RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

39 pa’lestinezë të tjerë vr’iten në Ga’za, numri total shkon në të paktën 41.534

39-pa’lestineze-te-tjere-vr’iten-ne-ga’za,-numri-total-shkon-ne-te-pakten-41.534

Të paktën 39 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i kaluar në të paktën 41.534, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite janë plagosur mbi 98 mijë palestinezë të tjerë.

“Forcat izraelite vranë 39 persona dhe plagosën 86 të tjerë në katër masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli vazhdon me ofensivën e pamëshirshme ndaj Rripit të Gazës për pothuajse 1 vit tashmë, pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Sulmi izraelit ka çuar në zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka shkaktuar mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Related posts

Termokosi pret raportin e ZRrE-së për tarifat e reja të ngrohjes

admin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës: Kurti e Vuçiç po e përdorin Veriun për të konsoliduar pushtetin

admin

Maqedonia e Veriut e para me kërkesat për azil në Evropë nga vendet e Ballkanit Perëndimor

rezart morina