RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

prokuroria-sekuestron-dy-kamione-dhe-i-ve-ne-shitje

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka sekuestruar dy kamionë që po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme.

Bëhet e ditur se kamionët janë vë në shitje.

“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar – shitjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektorët e KPMM-së dhe Inspektorët Komunal, në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, në dy raste të ndara ka ndaluar vozitësit e dy kamionëve, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Prokurorisë dyshohet se zhavori është përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Related posts

40 viktima pas një sulmi ajror në kryeqytetin sudanez

Muhamet Ramadani

OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

Muhamet Ramadani

Vijon në Hagë dëshmia e ish të dërguarit të SHBA në Kosovë gjatë luftës, Christopher Hill: Nuk e dinim kush i lëshonte komunikatat e UÇK-së

admin