RTV AHIRETI
Lajme

Erdoğan shpreh dëshirën e Turqisë për t’u bërë anëtare e përhershme e KS-OKB-së

erdogan-shpreh-deshiren-e-turqise-per-t’u-bere-anetare-e-perhershme-e-ks-okb-se

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur dëshirën e Turqisë për të siguruar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu.

“Si Turqi po përpiqemi për t’u bërë anëtare e përhershme, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, tha ai pas namazit të xhumasë në Istanbul.

Erdoğan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë.

Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm – Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA – dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.

The post Erdoğan shpreh dëshirën e Turqisë për t’u bërë anëtare e përhershme e KS-OKB-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mes datave 6 dhe 9 qershor, 400 milionë shtetas të BE-së votojnë për Parlamentin Evropian

admin

Për 10 muaj, 38 mijë kosovarë aplikuan për vizë në ambasadën e Zvicrës

admin

Mbyllja e institucioneve në veri të Kosovës, Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin

admin