RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthit njoftojnë se kanë sulmuar me raketë balistike Tel Avivin

huthit-njoftojne-se-kane-sulmuar-me-rakete-balistike-tel-avivin

Huthit në Jemen njoftuan se kanë shënjestruar me raketë balistike dhe mjete ajrore pa pilot qytetet Tel Aviv dhe Askalan të Izraelit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree bëri një deklaratë nga platforma e medias sociale X në lidhje me sulmet.

Saree në deklaratën e tij vuri në dukje se Huthit shënjestruan me dronë qytetin Askalan dhe me raketë balistike Tel Avivin.

Ushtria izraelite njoftoi se në orët e natës në qiejt e vendit kishte parandaluar përmes sistemeve të mbrojtjes ajrore një raketë balistike të lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit.

“Raketa e lëshuar nga Jemeni u parandalua me sukses nga sistemi i mbrojtjes ajrore Arrow”, thuhet në deklaratën me shkrim nga ushtria.

Në deklaratën në të cilën nuk u dhanë informacione se në cilën pjesë të vendit u parandalua raketa, thuhej se për shkak të lëshimit të raketës u aktivizuan sirenat.

Related posts

Disa lagje në kryeqytet pa furnizim me ujë, shkak punimet në rrjet

admin

“Kanë shpëtuar emigrantët”- Pas 7 vitesh zvarritje, gjykata italiane hedh poshtë akuzat ndaj anijeve të shpëtimit

admin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së bën thirrje për një ar’mëpushim për vaksinimin kundër poliomielitit në Ga’za

RTI