RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

WFP mobilizon ndihmën ushqimore për 1 milion njerëz në Liban

wfp-mobilizon-ndihmen-ushqimore-per-1-milion-njerez-ne-liban

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka nisur një operacion urgjent për të siguruar ushqime për një milion njerëz të prekur nga konflikti në rritje në Liban.

“Një përshpejtim i mëtejshëm i konfliktit këtë fundjavë ka nxitur nevojën për një përgjigje të menjëhershme humanitare,” tha WFP në një deklaratë, duke njoftuar se po shpërndante racione ushqimore të gatshme, bukë, vakte të nxehta dhe pako ushqimore në strehimoret në të gjithë vendin.

Bombardimi në Liban “po përkeqëson brishtësinë e një popullsie të ngarkuar nga krizat e grumbulluara”, thannë nga WFP, duke shtuar se “ndërsa kriza thellohet, ne po përgatitemi të ndihmojmë deri në një milion njerëz përmes një përzierjeje të parave të gatshme dhe mbështetjes ushqimore”.

“Libani është në një pikë thyerjeje dhe nuk mund të durojë një luftë tjetër”, tha gjithashtu drejtoresha rajonale e WFP, Corinne Fleischer.

Related posts

Takimi për dinarin në Bruksel, Kosova pajtohet me propozimin e Lajçakut. Serbia kërkon kohë shtesë

admin

Temperatura përvëluese dhe në Kosovë, shkojnë deri në 34 gradë C

admin

Kanadaja ndan 7.5 milionë dollarë si ndihmë fillestare për Turqinë dhe Sirinë

admin