RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

9 pa’lestinezë të tjerë vriten nga Iz’raeli në Ga’za, totali rritet në të paktën 41.595 që nga tetori i kaluar

9-pa’lestineze-te-tjere-vriten-nga-iz’raeli-ne-ga’za,-totali-rritet-ne-te-pakten-41.595-qe-nga-tetori-i-kaluar

Ushtria izraelite ka vrarë nëntë palestinezë të tjerë në sulmet ndaj Rripit të Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në të paktën 41,595 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se gjithashtu rreth 96.250 palestinezë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite.

“Forcat izraelite vranë nëntë persona dhe plagosën 41 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria.
Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale në Rripin e Gazës pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sulmi izraelit ka shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit palestinez mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Për veprimet e tij në Rripin e Gazës, Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related posts

Erdoğan: Turqia mbetet ofruesi kryesor i ndihmave humanitare për Gazën

admin

Pamje të rënda/ Momenti kur ndodh shpërthimi në një treg në Liban, deri tani 8 viktima dhe mbi 2800 të plagosur! Hezbollahu akuzon Izraelin

admin

Rreth 20 ush’tarë iz’raelitë refuzojnë të kthehen në lu’ftimet në Ga’za

RTI