RTV AHIRETI
Lajme

SBAShK-u dorëzon peticion në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale

sbashk-u-dorezon-peticion-ne-kuvend-per-ndryshimin-e-ligjit-per-skemat-pensionale

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) ka dorëzuar një peticion me 20,458 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të një nisme që kërkon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Kjo nismë ka si qëllim adresimin e disa sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publik, të cilët janë të shqetësuar për përfitimet e tyre pensionale.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Koosvës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

 

The post SBAShK-u dorëzon peticion në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Senegal, 11 të lënduar pasi avioni Boeing 737 del nga pista

RTI

Sot zhvillohet ndeshja sportive mes Kosovës dhe Norvegjisë

RTI

NATO: Anëtarësimi i Suedisë i mundshëm, por jo i garantuar deri në Samitin e Vilniusit

rezart morina