RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nesër do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm i Procesit të Berlinit

neser-do-te-mbahet-takimi-i-ministrave-te-jashtem-i-procesit-te-berlinit

Me ftesë të Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të martën do të mbahet takimi i 10-të i ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takim do të shënohet dhjetëvjetori i themelimit të Procesit të Berlinit, do të prezantohen rezultatet e arritura dhe progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane, si dhe aktivitetet dhe fushat prioritare për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal që duhet të marrë mbështetje nga niveli më i lartë politik në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet më 14 tetor 2024 në Berlin.

Puna me të rinjtë dhe projektet e pajtimit do të jenë gjithashtu në fokus.

Procesi i Berlinit është një iniciativë rajonale e nisur nga Republika Federale e Gjermanisë në vitin 2014 me qëllim të ofrimit të mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal.

Related posts

OKB pezullon programet në Afganistan, pas ndalimit të punës së grave

admin

Përfundon numërimi i votave/ KQZ shpall rezultatin final në Rusi, Putin fiton mandatin e pestë

admin

Rusia djeg gaz teksa rriten çmimet e energjisë në Evropë

admin