RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Njerëzit ‘ende nën rrënoja’ pasi Iz’raeli bo’mbardon kampin e refugjatëve pa’lestinezë në Liban

njerezit-‘ende-nen-rrenoja’-pasi-iz’raeli-bo’mbardon-kampin-e-refugjateve-pa’lestineze-ne-liban

Sulmi [ishte] në kampin e refugjatëve palestinezë në Ein al-Hilweh, i cili është vetëm në jug të qytetit të Sidonit, në Libanin jugor.

Për momentin raportohet për disa viktima, thonë nga Aljazeera.

Është kampi më i dendur i refugjatëve në Liban me më shumë se 130,000 palestinezë që jetojnë atje. Është përshkruar si kryeqyteti i refugjatëve palestinezë dhe sulmi, siç kuptojmë nga dëshmitarët atje, ka shkatërruar disa ndërtesa me shumë njerëz nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të hyjnë brenda për shkak të rrugicave shumë të ngushta.

Ky sulm, sipas raportimeve nga atje, kishte në shënjestër një lider të fraksionit palestinez… por ai mbijetoi, sipas burimeve. Ne do të duhet të ndjekim këtë ngjarje për të konfirmuar se ai mbijetoi.

Por ajo që ne dimë tani është se ka disa njerëz të vrarë, shumë janë ende nën rrënoja, dhe kjo vjen paralelisht me sulmet në periferitë jugore të Bejrutit, ku rreth tetë sulme [u zhvilluan] dhe katër ndërtesa u rrafshuan. Ka pasur gjithashtu sulme në disa zona në Libanin jugor.

Kemi disa zhvillime që ndodhin njëkohësisht me operacionin tokësor izraelit apo pushtimin e Libanit për herë të katërt në 50 vjet.

Related posts

Palestinë – Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës:

RTI

Palestina paralajmëron ‘gjenocid’ izraelit në Rafah

RTI

Qeveria nuk është konsultuar me presidenten për letrën që e dërgoi në KiE

admin6