RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie ndjeshëm numri i aksidenteve gjatë shtatorit

bie-ndjeshem-numri-i-aksidenteve-gjate-shtatorit

Policia e Kosovës (PK), sipas detyrës zyrtare dhe objektivave të parapara strategjike, konkretisht në fushën e trafikut rrugor, po vazhdon angazhimet e saja policore, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve.

Duke pasur për synim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës, përmes zbatimit të planeve operative të sigurisë rrugore, shtimit të prezencës policore në trafik si dhe aplikimit të ndryshimeve të ligjit të trafikut, ka ndikuar që gjatë muajit shtator të ketë një siguri më të madhe në trafikun rrugor.

Falë angazhimeve policore, periudha krahasuese e muajit shtator (2023/2024) ka rezultuar me uljen e të gjitha llojeve të aksidenteve rrugore, ku aksidentet fatale kanë shënuar ulje -81.82%, përderisa numri i personave të vdekur ka shënuar po ashtu ulje të theksuar për -84.62%, aksidentet me lëndime ulje për -22.52% dhe aksidentet me dëme materiale po ashtu ulje për -9.04%

Përgjatë kësaj periudhe kohore ka pasur edhe aktivitete në fushatat sensibilizuese për sigurinë rrugore, si dhe janë rritur aktivitetet policore ndaj shkelësve të ligjit, ku numri i gjobave të shqiptuara është rritur nga 58.285 në 65.151 apo rritje për +11.78%.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe efektive ndaj qytetarëve, si dhe në angazhimet e mëtejme në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor. Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon pjesëmarrësit në trafik për respektimin e ligjit dhe rregullave dhe vazhdon të APELOJË që të vazhdohet me respektim të rregullave në trafik, pasi është në interes të përgjithshëm rritja e mëtejme e sigurisë në trafik.

Related posts

Europol: Pothuajse 70 për qind e grupeve kriminale në BE përdorin pastrim parash

rezart morina

OVL-UÇK paralajmëron protestë gjatë seancës për pagën minimale

admin

Zgjedhjet në komunat veriore – Lista Serbe nuk e ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në për mospjesëmarrje, tetë parti të tjera po

rezart morina