RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nepal, rritet në 217 numri i vi’ktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

nepal,-rritet-ne-217-numri-i-vi’ktimave-nga-permbytjet-dhe-rreshqitjet-e-tokes

Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu dhe përreth, kanë marrë jetën e të paktën 217 personave, transmeton Anadolu.

Qeveria e Nepalit tha se ka nisur përgatitjet për ndihma ndaj qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në rajon ose kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësisë.

Policia njoftoi se numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës është rritur në 217, ndërsa 143 persona janë lënduar.

Ndërkaq, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon për 28 personat e zhdukur.

Shirat mosun të cilat janë efektive në vend çdo vit midis qershorit dhe shtatorit, shkaktojnë humbje jete dhe prona.

Related posts

Kurti cek disa arsye pse qytetarët nuk duhet të largohen nga Kosova

RTI

Haradinaj pas kritikës së Hovenierit: Këmbanat bien për ata që kanë vesh

admin

Shefi i OBSH-së: Nevojat shëndetësore në Gaza janë rritur në mënyrë drastike

admin6