RTV AHIRETI
Lajme

Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike

kurti-takohet-me-zevendeskryeministrin-e-polonise,-flasin-per-bashkepunimin-ne-fushen-e-digjitalizimit-dhe-sigurise-kibernetike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gawkowski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan sot takim bilateral, gjatë të cilit diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i Teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që vendi ynë ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia.

Gjatë takimit u theksua vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Zëvendëskryeministri Gawkowski e përgëzoi Kosovën për vëmendjen dhe investimet në këto dy fusha.

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Gawkowski diskutuan edhe për përgatitjet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025.

The post Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nis me një shtrëngim duarsh, por më pas me sulme dhe kritika! Nga ekonomia tek emigracioni, ja debati presidencial mes Trump dhe Harris

admin

Maqedoni e Veriut, 190 mijë persona as nuk janë të punësuar as nuk kërkojnë punë

rezart morina

Polonia investon 2,5 miliardë dollarë për të forcuar kufirin me Rusinë, Tusk: Ka nisur puna për fortifikimin e…

admin