RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në “Aktash”

edhe-nga-dy-muaj-paraburgim-ndaj-pese-te-dyshuarve-per-rastin-e-vrasjes-ne-“aktash”

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Me datë 01.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A. Të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do të zgjasë nga data 02.10.2024 deri me datë 02.12.2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndryshe, lidhur me këtë rast, më 11 shtator 2024 është arrestuar edhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova në këtë rast. I njëjti gjendet po ashtu nën masën e paraburgimit.

Related posts

Izraeli bombardon një varrezë masive ku ishin varrosur qindra palestinezë në Gaza

rezart morina

Shenjë pajtimi mes Stambollit dhe Damaskut, Erdogan mund të ftojë Assadin në Turqi

admin

Qëllohet gjatë mitingut në Pensilvani Donald Trump – VIDEO

admin