RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes

be-kerkon-informacione-nga-youtube,-snapchat-dhe-tiktok-per-algoritmet-e-permbajtjes

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka kërkuar informacion të detajuar nga YouTube, Snapchat dhe TikTok në lidhje me sistemet e rekomanduesve sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), transmeton Anadolu.

Sistemet e rekomanduesve u sugjerojnë artikuj një përdoruesi bazuar në preferenca.

“Sipas DSA-së, platformat duhet të vlerësojnë dhe zbusin në mënyrë adekuate rreziqet që rrjedhin nga sistemet e tyre të rekomanduesve, duke përfshirë rreziqet për shëndetin mendor të përdoruesve dhe shpërndarjen e përmbajtjes së dëmshme që rrjedh nga dizajni bazuar në angazhimin e këtyre algoritmeve”, tha Komisioni i BE-së.

Platformat duhet të japin informacionin deri më 15 nëntor dhe pas një vlerësimi të përgjigjeve, Komisioni i BE-së do të përcaktojë hapat e ardhshme, të cilat mund të përfshijnë hapjen formale të procedurave sipas nenit 66 të DSA-së.

Komisioni i BE-së ka autoritet të vendosë gjoba për informacione jo të sakta, jo të plota ose mashtruese në përgjigjet e kërkesave për informacion.

Related posts

Kushti i Netanyahut për marrëveshjen SHBA-Iran: Shkatërrim i kapaciteteve të pasurimit të uraniumit nga Teherani

admin

Zgjedhjet në veri – KQZ sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare

admin

Kina i kërkon SHBA-së të anulojë “tarifat e njëanshme” pas vendimit të Gjykatës Supreme

RTI