RTV AHIRETI
Lajme

Sulmi në pronën e ish-kryetarit të Zubin Potokut dyshohet të jetë politik

sulmi-ne-pronen-e-ish-kryetarit-te-zubin-potokut-dyshohet-te-jete-politik

Mesnatën e së mërkurës një objekt në ndërtim ka qenë cak i një shpërthimi në Zubin Potok.

Përveç dëmeve materiale deri tani nuk u raportua për ndonjë person të lënduar.

Prona u tha se i takon ish-kryetarit të kësaj komune, Stefan Vulloviq.

Mediat kanë mësuar se motivi i kësaj sulmi mund të jetë politik.

Të njëjtat dyshime i ka edhe kreu aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri tha se po sulmohen “ata që e kanë pranuar sistemin”.

“Ky sulm nuk është i pari. Për 3-4 muaj i kemi pasur disa sulme ndaj bashkëpunëtorëve të mi, pronave të atyre që bashkëpunojnë dhe e kanë pranuar sistemin”, tha Zeqiri.

The post Sulmi në pronën e ish-kryetarit të Zubin Potokut dyshohet të jetë politik first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Bullgaria me kryeministre të re në detyrë

RTI

Scholzi e quan “të papranueshme” çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje sovranitetin e Bosnjës

rezart morina

Forcat izraelite vrasin 5 militantë palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një komandant

admin