RTV AHIRETI
Lajme

Pacolli për koalicionin AKR-PD: Asnjëherë s’ka qenë më e nevojshme të ruhet familja

pacolli-per-koalicionin-akr-pd:-asnjehere-s’ka-qene-me-e-nevojshme-te-ruhet-familja

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi zhvillimin që ky subjekt në zgjedhjet e 9 shkurtit të hyjë në garë si koalicion me Partinë e Drejtësisë.

Ai thotë mes tjerash se vendimi i paraprinë kohës për nevojën e domosdoshme për ruajtjen e familjes.

”Asnjëherë nuk ka qenë kaq e nevojshme të ruhet familja! Harmonia midis identitetit kombëtar dhe zakoneve tradicionale fetare të shqiptarëve (islame dhe krishtere) ka qenë shtylla kryesore që ka mbrojtur familjet tona tradicionale. Prandaj, le të mbrojmë krenarinë kombëtare, le të mbrojmë besimin tonë tradicional (islam dhe të krishterë), le të mbrojmë të drejtat e fëmijëve që të ndihen krenarë për prindërit e tyre, dhe le të mbrojmë familjet tona!”.

Ky reagim i tij vie si koment shtesë, në një moment të rëndësishëm të tij politik për rrugëtimin e AKR-së me PD-në.

The post Pacolli për koalicionin AKR-PD: Asnjëherë s’ka qenë më e nevojshme të ruhet familja first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

CNN: Kina ka vendosur mbi 100 stacione ilegale policore nëpër botë, mesin e tyre edhe në Beograd

admin

OKB: Jemi të shqetësuar nga rritja e rasteve të përdhunimit ku janë përfshirë ushtarët izraelitë

rezart morina

Aksion i Krimeve Ekonomike në veri, cak një depo në hyrje të Zveçanit

admin