RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 41.788 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-41.788-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 41.788 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 363 ditësh në Rripin e Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “8 masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 99 palestinezë dhe 169 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.788 ndërsa i të plagosurve në 96.794.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Dhjetra protestues iranianë rrezikojnë dënimin me vdekje thotë IHR

admin

Rusia: Marrëdhëniet me SHBA-në “në prag të një konflikti të hapur të armatosur”

admin

Kurti për grevën në arsim: Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të kthehen në shkolla

admin