RTV AHIRETI
Lajme

Osmani në Paris me ftesë të presidentit Macron

osmani-ne-paris-me-ftese-te-presidentit-macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kryeqytetin francez do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë

Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.

Siç bëhet e ditur nga zyra presidenciale, Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

The post Osmani në Paris me ftesë të presidentit Macron first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ja një vështrim mbi zhvillimet e fundit në Pa’lestinë

rezart morina

Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë që operon në veri

rezart morina

Jasharaj me kolegë në Qeveri, pritet nga Kurti

admin