RTV AHIRETI
Lajme

9 të vrarë në Bejrut nga sulmet ajrore izraelite

9-te-vrare-ne-bejrut-nga-sulmet-ajrore-izraelite

Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar nëntë viktima në Bejrut, ndërsa Hezbollah-u mbetet në shënjestër. Izraeli ka paralajmëruar evakuime të mëtejshme në jug të Libanit dhe ka nisur një ofensivë tokësore.

Sulmet ajrore izraelite gjatë natës në qendër të Bejrutit kanë vrarë nëntë persona, sipas zyrtarëve libanezë. Sulmi synoi një ndërtesë ku jetonte një anëtar i Hezbollah-ut, e cila gjithashtu shërbente si seli e një qendre mjekësore të lidhur me këtë grup. Nga sulme të tjera në Dahieh, bastion ky i Hezbollah-ut në jug të Bejrutit, gjithashtu u godit nga sulme ajrore.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët në 25 zona të tjera në jug të Libanit, përfshirë qytetin Nabatieh, të evakuojnë dhe të shkojnë drejt veriut. Përderisa, ka filluar një invazion tokësor në jug të Libanit këtë javë dhe ka njoftuar vdekjen e tetë ushtarëve në territorin libanez.

Ushtria izraelite ka raportuar se ka vrarë 15 anëtarë të Hezbollah-ut në një sulm ajror gjatë natës. E nga të reja të tjera, linja ajrore Emirates ka anuluar fluturimet drejt Irakut, Iranit dhe Jordanisë për tre ditë për shkak të tensioneve rajonale.

 

The post 9 të vrarë në Bejrut nga sulmet ajrore izraelite first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Varhelyi: KE-ja e gatshme të punojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim

admin

Noizy në burg, Stresi-Ramës: Reago për shokun tonë. Albulena Haxhiu për një ngatërresë lëshon urdhër ndërkombëtar

admin

Mikpriti refugjatët, UNESCO nderon Merkel me çmimin e paqes

admin