RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 1.2 milionë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Liban, thuhet në një raport

rreth-1.2-milione-persona-jane-larguar-nga-shtepite-e-tyre-ne-liban,-thuhet-ne-nje-raport

Një raport i publikuar nga njësia libaneze e reagimit ndaj krizave tha se besohet se afro 1.2 milionë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Liban si rezultat i përshkallëzimit të luftës mes Izraelit e Hezbollahut, raporton agjencia “AP”.

Sigurimi i Përgjithshëm Libanez regjistroi më shumë se 250 mijë qytetarë sirianë dhe 82 mijë qytetarë libanezë që kanë kaluar në territorin sirian midis 23 shtatorit dhe 30 shtatorit, thuhet në raport.

Gati 164 mijë jetojnë nëpër strehimore në Liban.

Mes tyre janë Fatima Abdul Nabi dhe vajza e saj e porsalindur. Vajza e saj mbushi 10 ditë më 23 shtator, kur Izraeli filloi një bombardim të shkallës së gjerë në jug të Libanit, për të cilin tha se kishte qëllim largimin e grupit militant Hezbollah nga kufiri.

“Ata filluan të godasin fshatin tonë dhe thanë se duhej të largoheshim nga fshati, kështu që ne u larguam”, tha Abdul Nabi.

Related posts

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

admin

Vdes një foshnjë në QKUK, policia nis hetimet

rezart morina

Më shumë protesta antiqeveritare priten sonte në Iz’rael

admin