RTV AHIRETI
Lajme

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se një polic plagosi nënën e tij

plagosje-me-arme-zjarri-ne-prishtine,-dyshohet-se-nje-polic-plagosi-nenen-e-tij

Sot rreth orës 12:20 në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është grua e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, sipas informacioneve jozyrtare të Dukagjinit, dyshohet se një polic ka plagosur nënën e tij.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është  lënduar një person.  E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në  po  merren me rastin,” deklaroi Ahmeti.

The post Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se një polic plagosi nënën e tij first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Çmontohet organizata kriminale e trafikut të drogës dhe grabitjeve të armatosura, vihet në pranga kreu shqiptar i bandës. Çfarë iu gjet në banesë nga kontrollet policore

admin

Erdoğan: Turqia do të dërgojë grurin në vendet afrikane sapo të mbërrijë nga Rusia

admin

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, bien rastet e infektimit

admin