RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

23 pa’lestinezë të tjerë vr’iten nga su’lmet iz’raelite në Ga’za, totali shkon në të paktën 41.825

23-pa’lestineze-te-tjere-vr’iten-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za,-totali-shkon-ne-te-pakten-41.825

Ushtria izraelite ka vrarë 23 palestinezë të tjerë në sulmet ndaj Rripit të Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në të paktën 41.825 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se rreth 96.910 persona të tjerë janë plagosur si rezultat i sulmeve izraelite që kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë gjatë plotë një viti.

“Forcat izraelite vranë 23 persona dhe plagosën 66 të tjerë në tre masakra të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Izraeli vazhdon me ofensivën brutale ndaj Rripit të Gazës pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit palestinez mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Për veprimet e tij në Gaza, Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related posts

“16 vjet republikë”, Begaj: Kosova e pavarur, faktor i rëndësishëm për sigurinë e rajonit

admin

Kryeministri i Kosovës: Rusia dëshiron të zgjerohet në kurriz të Evropës, ne duam që Ukraina të fitojë

admin

Erdoğan: Bashkëpunimi ekonomik mes Turqisë dhe Kroacisë, ‘premtues’

admin