RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat turq do të informojnë parlamentin për sulmet e Izraelit dhe situatën në Lindjen e Mesme

ministrat-turq-do-te-informojne-parlamentin-per-sulmet-e-izraelit-dhe-situaten-ne-lindjen-e-mesme

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, do të adresohen në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Turqisë për të informuar ligjvënësit mbi sulmet e Izraelit, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe masat e marra nga qeveria turke deri më tani.

Sipas informacione të siguruara nga Anadolu, shefi i diplomacisë turke dhe ai i mbrojtjes do të informojnë ligjvënësit turk për sulmet e Izraelit, përhapjen e konfliktit dhe rrezikun e luftës në rajonet e Lindjes së Mesme.

Seanca pritet të mbahet me dyer të mbyllura dhe nëse vendoset kjo atëherë asnjë vëzhgues apo gazetar nuk do të lejohet në sallën e asamblesë së përgjithshme.

Po ashtu edhe dhomat ngjitur me sallën e asamblesë së përgjithshme do të pastrohen dhe do të mbyllen gjatë seancës.

Procesverbali dhe përmbledhja e seancës me dyer të mbyllura nuk do të bëhet publike për 10 vjet.

Related posts

Presidenti Erdoğan, telefonatë ngushëllimi familjes së Haniyeh

rezart morina

Izraeli deri më tani ka vrarë mbi 400 palestinezë të cilët prisnin për ndihma në veri të Gazës

rezart morina

BE i jep Bosnjë-Hercegovinës statusin e vendit kandidat për anëtarësim

admin