RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite rrethon kampin Jabalia të Ga’zës veriore

ush’tria-iz’raelite-rrethon-kampin-jabalia-te-ga’zes-veriore

Forcat izraelite kanë rrethuar kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.

Zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile të Gazës, Mahmud Bassal tha se sulme të shumta tronditën Jabalian gjatë natës dhe pati shumë viktima. Forcat izraelite kanë bombarduar rregullisht Jabalian që nga fillimi i luftës në Gaza, duke zhvendosur pothuajse të gjithë banorët e saj.

“Trupat e Brigadës 401 dhe të Brigadës 460 kanë rrethuar me sukses zonën dhe aktualisht po vazhdojnë të operojnë në zonë”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Inteligjenca tregon “praninë e terroristëve dhe infrastrukturës terroriste në zonën e Jabalia … si dhe përpjekjet e Hamasit për të rindërtuar aftësitë e tij operacionale në zonë”.

“Para dhe gjatë operacionit, [forcat ajrore] goditën dhjetëra objektiva ushtarakë në zonë për të ndihmuar trupat tokësore.

Related posts

Forcat amerikane po ndërtojnë një port të përkohëshëm në brigjet e Gazës, Lloyd Austin tregon nëse janë në rrezik nga një sulm nga grupi militantëve të Hamasit

admin

Vetëvendosje mblidhet në qendrat e saj, diskutohet për proceset politike të Kosovës

RTI

Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gaza

admin