RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndryshohet masa e sigurisë për produktet serbe në Merdare

ndryshohet-masa-e-sigurise-per-produktet-serbe-ne-merdare

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia vetëm përmes pikës kufitare në Merdare.

Sipas burimeve të Tëvë1, është ndryshuar nga qarkullimi i kufizuar në kontroll të shtuar.

Ndryshe, Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar.

Kurse, i dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe.

Teksa shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,ka deklaruar se masa e vendosur ndaj Serbisë, ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Related posts

Irani paralajmëron Iz’raelin kundër “aventurizmit të ri” pas su’lmit në Majdal Shams

admin6

Serbia s’e pranon Planin franko-gjerman, BE-ja ua përkujton palëve detyrimet nga Marrëveshja Bazë

rezart morina

Serbët sulmojnë policiët e Kosovës në veri, thyhen disa vetura

rezart morina