RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë 66-vjeçari palestinez, i cili u rrah rëndë nga ush’tarët iz’raelitë

nderron-jete-66-vjecari-palestinez,-i-cili-u-rrah-rende-nga-ush’taret-iz’raelite

Ka ndërruar jetë palestinezi Ziyad Abu Helil, shtëpia e të cilit u bastis dhe u rrah nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite bastisi qytezën Dura në qytetin e Khalilit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar.

66-vjeçari palestinez Ziyad Abu Helil, shtëpia e të cilit u bastis në Dura, u rrah rëndë nga ushtarët izraelitë.

Abu Helili ndërroi jetë si pasojë e goditjeve që mori. Lajmi për vdekjen e Abu Helilit, personit të njohur në Khalil, shkaktoi zemërim te banorët e rajonit.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor.

Të paktën 742 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023.

Related posts

Për 14 vjet, rreth 135 mijë nxënës më pak në Kosovë

admin

Spanja dhe Pa’lestina do të mbajnë samitin e parë dypalësh para fundit të vitit

admin6

Erdoğan për su’lmet iz’raelite: Asnjë person me ndërgjegje nuk mund ta pranojë apo justifikojë një ma’sakër të tillë

RTI