RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh: 35 për qind e iz’raelitëve mendojnë se lu’fta kundër Ha’masit është e humbur

sondazh:-35-per-qind-e-iz’raeliteve-mendojne-se-lu’fta-kunder-ha’masit-eshte-e-humbur

Sipas një sondazhi të kryer në Izrael, 35 për qind e publikut mendojnë se qeveria e Tel Avivit u mund nga Hamasi në luftën në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një sondazh të kryer nga televizioni shtetëror izraelit KAN në bashkëpunim me një institut, 35 për qind e pjesëmarrësve deklaruan se besonin se lufta kundër Hamasit në Gaza ishte e humbur.

Derisa 27 për qind e pjesëmarrësve mendonin se lufta u fitua, 38 për qind nuk shprehën mendim për këtë çështje.

Ndërkohë, 61 për qind e të anketuarve deklaruan se e humbën “ndjesinë e sigurisë personale” pas sulmeve të 7 tetorit dhe 39 për qind deklaruan se ndiheshin ende të sigurt.

Rezultatet e sondazhit zbuluan se 71 për qind e atyre që jetojnë në veri të Izraelit, në kufirin libanez, nuk ndihen të sigurt.

Përveç kësaj, 41 për qind e pjesëmarrësve të anketës deklaruan se besimi i tyre në ushtrinë izraelite u ul pas sulmeve të 7 tetorit, ndërsa 35 për qind deklaruan se ky besim u rrit, dhe 24 për qind nuk shprehën mendim.

Edhe pse ka kaluar një vit që kur Izraeli nisi sulmin ndaj Gazës, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka mundur të arrijë qëllimet e saj në Gaza, veçanërisht shpëtimin e të burgosurve dhe mbi Hamasin.

Nga ana tjetër, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, njofton dhe shpërndan imazhe të sulmeve kundër ushtarëve izraelitë që përpiqen të pushtojnë Gazën nga toka pothuajse çdo ditë.

Related posts

Ankaraja thërret ambasadorin suedez

admin

Atentati ndaj Donald Trump, VOA: Autori mbetet ende një enigmë për autoritetet

admin

Kryetari i Londrës Sadiq Khan fal namazin e xhumasë në Xhaminë në Harrow

rezart morina