RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

qeveria-ndryshon-masen-e-sigurise-ndaj-produkteve-serbe,-flet-kusari-lila

Masa e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare,  është ndryshuar  së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të njëjta burimeve thuhet se masa është ndryshuar nga qarkullimi i kufizuar në kontroll të shtuar.

Lidhur me këtë është pyetur nga gazetarët, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se për këtë gjë është kompetente Qeveria e Kosovës.

“Besoj që organi kompetent për këtë është Qeveria, nuk kisha dasht  të komentoj më tutje”, tha ajo.

Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar. /Telegrafi/

The post Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pengu izraelit vritet nga roja në Gaza, ndërsa dy gra mbahen të plagosura rëndë

admin

Zvogëlohen rezervat e gjakut në QKUK, shkak sezoni i pushimeve

rezart morina

Olena Kurilo, fotografia e së cilës u bë simbol i luftës Rusi-Ukrainë, kthehet në shtëpi në Kharkiv

rezart morina