RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçeviq në Shkup: I japim mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane

vuceviq-ne-shkup:-i-japim-mbeshtetje-te-plote-maqedonise-se-veriut-ne-rrugen-evropiane

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut ku u prit nga homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, raporton Anadolu.

Në takimin mes dy kryeministrave dhe delegacioneve qeveritare u nënshkruajt Memorandum për bashkëpunim në fushën e energjisë, minierave dhe burimeve minerale.

Kryeministri serb Vuçeviq në konferencën për media tha se energjetika dominoi takimin me kryeministrin Mickoski.

“Energjetika dominoi në takimin tonë, ndërsa edhe kryeministri maqedonas, ashtu si ne, është i shqetësuar për pavarësinë energjetike. Duhet të sinkronizojmë të gjithë Ballkanin, na pret shumë punë. Ne besojmë në një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë rajonin. Ne besojmë në një fat të përbashkët evropian dhe një histori për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri i Serbisë dhe shtoi se ai dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut hapën sot tema të shumta, por se tema e energjetikës dominoi.

Sipas tij, çelësi për Serbinë është ndërtimi i interkonjektorit dhe një rrugë e re për furnizimin me gaz natyror të Serbisë, përmes Maqedonisë së Veriut. Ai në vazhdim tha se vendi i tij beson në ardhmërinë e përbashkët evropiane.

“Republika e Serbisë beson në ardhmërinë e përbashkët evropiane të të gjithë rajonit. I japim mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane dhe vlerësojmë se Bashkimi Evropian duhej patjetër më herët t’i jepte shans Maqedonisë së Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane. Besojmë në fatin e përbashkët evropian, gjegjësisht rrëfimin evropian”, theksoi Vuçeviq.

– “Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Korridorin 10 është i rëndësishëm për ne”

Dy kryeministrat diskutuan edhe për hekurudhën e shpejtë nga Korridori 10, e cila është prioritet strategjik si Korridori 8.

“Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Korridorin 10 është i rëndësishëm për ne, si drejtim strategjik për transportin hekurudhor, i cili është mundësi unike për t’u lidhur së bashku me partnerët evropianë nga Vjena në Athinë, do të lidhemi më lehtë me portet greke. Kjo është një rrugë natyrore ndërmjet Azisë dhe Evropës, dhe rruga do të kalojë përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e cila do të sigurojë transport më të mirë të mallrave dhe pasagjerëve”, tha kryeministri serb Vuçeviq.

Ai tha se Maqedonia e Veriut është vend mik fqinj i Serbisë dhe i ofroi homologut të tij maqedonas që të mbajnë më shpesh seanca të përbashkëta qeveritare, ndërsa sugjeroi që seanca e ardhshme e përbashkët e qeverisë të mbahet deri në fund të vitit në Serbi.

Related posts

Palestinë: Ja disa nga zhvillimet kryesore deri në mesditë

admin

Më shumë protesta antiqeveritare priten sonte në Iz’rael

admin

Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë

admin