RTV AHIRETI
Lajme

Arsyetohet ministri Maqedonci: Ushtarët nuk shkojnë në punë për shumëllojshmëri ushqimesh

arsyetohet-ministri-maqedonci:-ushtaret-nuk-shkojne-ne-pune-per-shumellojshmeri-ushqimesh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka konfirmuar se kontrata aktuale për furnizim me ushqim për FSK-në është duke u trajtuar nga mekanizmat e ministrisë.

Ai ka thënë se në këtë fazë tranzitore janë duke u furnizuar përmes kompanive që kanë kontrata të lidhura me Agjencinë Qendrore të Prokurimit.

“Gjatë kësaj faze tranzitore kemi gjetur këtë mundësi. Ideja ka qenë që ta zbusim këtë rrezik. Sigurisht që s’mund të jetë e njëjta llojshmëri e shërbimit siç është kur kemi pasur operator. Mirëpo kemi tentuar që maksimalisht ta bëjmë të pamundurën që ushtarët tonë të ushqehen në kazerma. E di që është ngritur shumë si temë, por edhe një gjë që duhet ta theksoj është që ushtarët tonë nuk shkojnë në punë për shumëllojshmëri ushqimesh.”

“Aktualisht ne jemi duke u furnizuar nga kompanitë që kanë kontrata me Autoritetin Qendror të Prokurimit, jo nga mensa, është autoritet që furnizon mensën. Kurse mbështetjen që e kemi pasur, e kemi pasur me personel që shërbejnë në mensën e studentëve dhe Shërbimin Korrektues në mënyrë që të zbusin rrezikun e ushqyerjes në fazën ku jemi aktualisht“.

The post Arsyetohet ministri Maqedonci: Ushtarët nuk shkojnë në punë për shumëllojshmëri ushqimesh first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

rezart morina

Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiq lobon kundër njohjes së Kosovës në vendet aziatike

rezart morina

Spanjë/ Tentuan të kalojnë kufirin, 18 të vdekur nga plagët e marra

admin