RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Seanca dëgjimore për rastin e sulmit në Banjskë, tre të arrestuarit nuk pranojnë fajësinë

seanca-degjimore-per-rastin-e-sulmit-ne-banjske,-tre-te-arrestuarit-nuk-pranojne-fajesine

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca dëgjimore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, do të deklarohen lidhur me fajësinë.

Të pranishëm në sallë janë tre të arrestuarit Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ku ata nuk kanë pranuar fajësinë për sulmin.

Ndryshe, më 11 shtator Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit (ish-nënkryetar i Listës Serbe) dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë. Si rezultat i dhunës së përdorur u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Related posts

Princi saudit i kurorës, në bisedime me presidentin kinez, njeh rolin e Pekinit në rinovimin e lidhjeve me Iranin

admin

Ministri britanik musliman fal namazin në Xhaminë Al-Aksa të Kudsit

admin

Presidenti Begaj takohet me ambasadoren e Zambias, kërkon njohjen e Kosovës nga shteti afrikan

RTI