RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndihmat humanitare të dërguara nga Turqia mbërrijnë në Liban

ndihmat-humanitare-te-derguara-nga-turqia-mberrijne-ne-liban

Nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, 300 tonë materiale ndihme humanitare u dërguan me anijet amfibe të Komandës së Forcave Detare TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar në Liban, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij, raporton Anadolu.

Bëhet e ditur se 300 tonë materiale ndihme humanitare, përfshirë ushqime, batanije dhe tenda, të mbledhura nën koordinimin e AFAD-it u ngarkuan në anijet amfibe TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar në Komandën Rajonale Mesdhetare të Rojës Bregdetare në Mersin.

Komandanti i Grupit të Misionit të Evakuimit të Libanit, kundëradmirali Nihat Baran mbajti një fjalim para personelit të anijes përpara lundrimit dhe u uroi atyre mision të suksesshëm. Pas largimit nga porti Mersin, anijet TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar mbërritën në portin e Bejrutit të shoqëruara nga 2 fregata dhe 2 anije patrullimi.

Produktet e ndihmave humanitare në anijet amfibe vendase, pas procedurave do të shkarkohen në portin e Bejrutit në të cilin do të ankorohen.

– TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar do të evakuojnë civilë

Pas shkarkimit të ndihmave humanitare në port do të nisë evakuimi i civilëve, shumica e të cilëve janë shtetas turq.

Civilët, përfshirë qytetarë të vendeve të ndryshme të cilët kanë bërë kërkesë tek autoritetet turke, do të kalojnë nëpër pikën e kontrollit e cila përfshin asgjësimin e bombave dhe qentë e trajnuar për lëndë narkotike, dhe më pas do të hipin në TCG Sancaktar dhe TCG Bayraktar.

Civilët që do të hipin në dy anijet amfibe, do të sillen në Mersin të shoqëruar nga 2 fregata dhe 2 anije patrullimi.

Related posts

Kurti: Po punojmë çdo ditë për të promovuar të drejtat e njeriut

admin6

Zvicra ndalon transmetimin e reklamave të duhanit

rezart morina

Në Stamboll shfaqet premiera e dokumentarit “Spitali Al-Shifa – 14 ditët e tmerrit”

rezart morina