RTV AHIRETI
Lajme

Veliaj në Kushtetuese: Kjo është një betejë që e bëj edhe për Ogertën, Florin e Arlindin

veliaj-ne-kushtetuese:-kjo-eshte-nje-beteje-qe-e-bej-edhe-per-ogerten,-florin-e-arlindin

Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, aty ku po shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij si të ligjshëm apo jo nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, u shpreh se kjo është që betejë që ai është duke e bërë edhe për ata që do të vijnë pas tij

Gjithashtu, Veliaj bëri edhe një analogji me kryetarin e Bashkisë së Tropojës dhe kërkoi të njëjtin trajtim, shkruan A2 CNN.

“Për analogji, doja të përmendja një rast po në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, nuk ka qenë në zyrë, por në shtëpinë e tij. Tani lind pyetja, a janë të gjithë qytetarët e barabartë. Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës nga një qytetar i Tropojës dhe pse toleranca në Tropojë është 11 muaj dhe në Tiranë është dy javë, 3 muaj dhe 7 muaj? Këtu kemi një disbalancë totale.

Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Për të gjithë ata që kanë argumentin, po për qytetarët? Po patjetër, por së pari kam unë një betim dhe një kontratë të lidhur me qytetarët që duhet ta mbrojë. Së dyti, edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ja bëjnë këtë Ogertës, Florit, Arlindit?! Kaosi që kemi tani nuk është gjë hiç me kaosin që mund të krijohet nëse kjo do të kthehet në standard. Kështu që kjo është edhe një betejë për ata që do të vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë”, tha Veliaj.

The post Veliaj në Kushtetuese: Kjo është një betejë që e bëj edhe për Ogertën, Florin e Arlindin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rusia: Plani izraelit për Gazën pengon paqen e qëndrueshme

Muhamet Ramadani

I amputohet këmba ushtarit të KFOR-it hungarez që u plagos gjatë tensioneve në Zveçan

Muhamet Ramadani

Turqia alarmon për përpjekjen “jashtëzakonisht të rrezikshme” të ministrit iz’raelit për të ndryshuar statusin e Ku’dsit

Muhamet Ramadani